Home Blog Page 866
Pejë- Gjykata Themelore në Pejë e ka liruar nga aktakuza ish-drejtoreshën për Kadastër në Komunën e Klinës, Njomza Grabanicën, ndaj së cilës rëndonin akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Një vendim i tillë është marrë të premten nga kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu, me anëtarët Violeta Husaj- Rugova dhe Shaqë Curri. Ky trup gjykues nuk ka gjetur prova të mjaftueshme...
Skuadra futbollistike Ballkani është përballur me një situatë të frikshme në kohën kur po kthehej për në Prishtinë. Aeroplani i cili ishte duke fluturuar drejt Prishtinës, është detyruar të kthehet përsëri në Pragë, pasi është plasaritur dritarja e pilotit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aeroplani ndodhej afër kufirit me Gjermaninë kur piloti ka vërejtur plasaritjen e dritares së përparme. Nuk...
Dukagjini po kalon në krizë të rezultateve në fillim të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar. Skuadra nga Klina u mposht sot në shtëpi nga Drenica me rezultat 1-2, në xhiron e shtatë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Të drejtuar nga Armend Dallku, skuadra e Dukagjinit ka mbledhur vetëm dy pikë në start të kampionatit, duke...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin për çmimet e derivateve në 24 orët e ardhshme. Lajm i mirë është rënia graduale e çmimit të naftës. Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 67 centë, i benzinës 1 euro e 34 centë, derisa i gazit 76 centë. Çmimet janë valide në 24 orët e ardhshme.
Klubin e Boksit Dukagjini në Klinë sot e ka vizituar bashkatdhetari nga Zvicra, Ramadan Millaku. Millaku u shpreh të jetë krenar me arritjet dhe talentin e sportistëve kosovarë. Derisa në shenjë falenderimi për vizitën, atij ky klub i ndau mirënjohje.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pro votuan 74 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pak më parë deputetët e miratuan me 80 veta pro në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Klina.info ka raportuar pak më parë që kanë nisur sërish punimet në afërsi të vendit ku është paraparë të ndërtohet Fabrika e Çimentos, në fshatin Gremnik. Punëtorët po bënin shpuarje për kërkim të xeheve, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalē njësitet policore dhe inspektorēt komunal tē Klinës./Klina.info
Klina.info ka raportuar pak më parë që kanë nisur sërish punimet në afërsi të vendit ku është paraparë të ndërtohet Fabrika e Çimentos, në fshatin Gremnik. Punëtorët po bënin shpuarje për kërkim të xeheve, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalē njësitet policore dhe inspektorēt komunal tē Klinës./Klina.info
Me pankartat me mbishkrim “Dinjitet për pensionistët” dhe buqeta lulesh në duar, dhjetëra pensionistë kanë dalë para dyerve të Kuvendit të Kosovës për të protestuar. Protestuesit po kërkojnë nga deputetët që të eliminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë. Ndër kërkesat e tyre hyn edhe ndarja e subvencioneve për çdo muaj nga Qeveria...
Rastet e dhunimit, të sulmeve seksuale, ngacmimit e prostitucionit janë shtuar së fundi. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka trajtuar shtatë raste të tilla. Sipas policisë kanë ndodhur dy raste të dhunimit, njëri në Prishtinë e tjetri në Ferizaj, tri raste të ngacmimit seksual, dy në Prishtinë dhe një në Rahovec, sulm seksual ka pasur në Prishtinë...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x