Detaje të reja për skuadrën e Ballkanit, pas incidentit në aeroplan

Skuadra futbollistike Ballkani është përballur me një situatë të frikshme në kohën kur po kthehej për në Prishtinë.

Aeroplani i cili ishte duke fluturuar drejt Prishtinës, është detyruar të kthehet përsëri në Pragë, pasi është plasaritur dritarja e pilotit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aeroplani ndodhej afër kufirit me Gjermaninë kur piloti ka vërejtur plasaritjen e dritares së përparme.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar plasaritjen e drirates së aeroplanit. Më pas, aeroplani u rikthye në aeroportin e Pragës ku ka bërë ulje të detyrueshme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aeroplani i Ballkanit do të fluturojë brenda pak minutash për në Prishtinë. Gjendja e lojtarëve dhe stafit është e mirë.