Presidenti i Dukagjinit me fjalë të mëdha e konfirmon Dallkun: Të lumtur e të zhgënjyer së bashku, asnjëherë nuk dorëzohemi

Dukagjini po kalon në krizë të rezultateve në fillim të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra nga Klina u mposht sot në shtëpi nga Drenica me rezultat 1-2, në xhiron e shtatë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Të drejtuar nga Armend Dallku, skuadra e Dukagjinit ka mbledhur vetëm dy pikë në start të kampionatit, duke mos e shijuar ende fitoren.

Megjithatë, duket se Dallku ka përkrahjen e plotë të president të klubit, Fabian Veselit.

“Të lumtur e te zhgënjyer së bashku,asnjëhere nuk do të dorzohemi,vazhdojmë përpara!”, ka shkruar Veseli në një fotografi të publikuar në profilin e tij së bashku me Dallkun.