Prof. Dr. Shkelqim Millaku, njeriu i duhur për ta përfaqësuar zërin e qytetarit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurti në listën e saj, do të ketë shumë emra të ri të cilët do t’i hyjnë garës për deputet.Shkruan Klina.info

Në mesin e tyre është edhe Shkelqim Millaku nga Klina, ku anëtarët e degës së AAK-së në këtë komunë ia dhanë besim, për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Millaku, menjëherë ka nisur mobilizim,dhe është tejet aktiv në takime me qytetarë, por edhe me anëtarë e simpatizantë të AAK-së, tek të cilët po gjen mbështetje dhe përkrahje, pa harruar edhe masat anti-COVID, duke respektuar e zbatuar vendimet që janë në fuqi.

Prof. Dr. Shkelqim Millaku është doktor i Shkencave Filologjike dhe ka një përvojë shkencore në gjuhësi dhe arsim.
Ai është botues i disa librave e punimeve shkencore si dhe është ligjërues në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Rrugëtimi në hulumtime studimore, por edhe ligjërime në në disa universitetet vendore dhe ndërkombëtare, si në: Angli (Universiteti i Kembrixhit), Austri (Universiteti i Vjenës), Gjermani Universiteti i Berlinit, Lajpcigut, Minhenit), Shqipëri (Universiteti i Tiranës, Korçës, Vlorës Durrësit, Shkodrës), Suedi, Bullgari (Universiteti i Sofjes), Maqedoni, Hungari, Kroaci, Slloveni, Itali (Universiteti i Bolonjës), Turqi etj.
SHKELQIMI ka numrin 54 në listën zgjedhore të AAK-së./Klina.info/