Gjendet i vdekur nga familjarët një person në Skënderaj, trupi i dërgohet për obduksion

Një person në Skënderaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Izbicë.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, me  vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.