Brenda 24 orëve shqiptohen 1 mijë e 962 gjoba trafiku në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar gjithsej 1 mijë e 962 gjoba trafiku.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar gjithsej 32 persona dhe 22 janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e PK-së.