Shitet Chelsea, Abramovich krejt paratë i jep për bamirësi

Klubi anglez, Chelsea, përmes një komunikate ka bërë të ditur se tashmë ka pronarë të rinj.

Klubi ka njoftuar se paratë do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të dhurohen për bamirësi.

“Nga investimi total që po bëhet, 2.5 miliardë funte do të aplikohen për blerjen e aksioneve në Klub dhe këto të ardhura do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të dhuruar 100% për qëllime bamirësie, siç konfirmohet nga Roman Abramovich. Do të kërkohet miratimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të ardhurat të transferohen nga llogaria bankare e ngrirë e MB”, thuhet në njoftimin e klubit.

Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, duke iu nënshtruar të gjitha miratimeve të nevojshme rregullatore.