Eriksen në radar të Juventusit

Juventusi po e shikon me vëmendjes gjendjen e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen

Edhe pse Juve tashmë ka nënshkruar me Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, mësohet se ata dëshirojnë që të kenë edhe një emër të madh në mesfushë.

Sipas  Calciomercato.com dhe Marca bardhezinjtë e kërkojnë edhe mesfushorin ofensivë të Tottenham, Eriksen.

Danezi ka vetëm një vit kontratë me Tottenham dhe ka thënë se dëshiron që të largohet për shkak se dëshiron të sfidohet me një skuadër të re.

Emri i tij është përmendur pasi që Juve ka ftohur interesimin për Paul Pogba, Nicolo Zaniolo dheSergej Milinkovic-Savic