Arrestohet një person në Prishtinë, mori “veresi” e nuk i pagoi

Në Prishtinë gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person. Ai me datën 2 prill të këtij viti kishte marr “veresi” në një shitore me premtimin se do t’i ia kryente pagesën pas një kohe.

Por, ai nuk kishte kryer pagesën dhe pronari u detyrua ta paraqiste rastin në Polici.

I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.