Tentoi ta vjedhë një veturë, arrestohet një person në Pejë

Është arrestuar një person në Pejë pasi që i njëjti ka tentuar të vjedhë një veturë,

Sipas raporit 24 orësh të policisë, gjatë ballafaqimit i dyshuari ka goditur viktimën me boks në fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 00:45 në rrugën “Kushtetuta e Kaçanikut”

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka tentuar të vjedhë veturën e viktimës mashkull kosovar. Gjatë ballafaqimit i dyshuari ka goditur viktimën me boks në fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.