Gold Ag publikon këngën “Epopeja e UÇK-së”

Këngëtari dhe autori i teksteve Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG, ka publikuar këngën e re, të cilën e ka sjellë në vazhdën e realizimeve të tija patriotike.

“Epopeja e UÇK-së”, është projekti i ri muzikor të cilin Gold Ag e ka sjellë në vazhdën e realizimeve të tija patriotike.

Për anën vizuale të projektit është angazhuar M Production që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.

Ndryshe, Ariani ka qenë mbrëmë pjesëmarrës në manifestimin “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili organizohet çdo vit në datat 5, 6 dhe 7 mars për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri./