Fillojnë arrestimet për mosrespektimin e masave, arrestohet një person në Obiliq

Në Obiliq është arrestuar sot një person i moshuar nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus .

Në një video shihet Policia duke arrestuar të moshuarin.

Videon e kanë dërguar disa lexues të Indeksonline e që sipas tyre i moshuari është arrestuar sepse nuk ka respektuar masat e reja për kufizimin e lëvizjes.