Këtë mëngjes, në bazën e Multinational Battle Group West (MNBG-W – Grupi Taktik Shumëkombësh – Perëndim) me seli në Kampin “Villaggio Italia” pranë qytetit të Pejës, u mbajt ceremonia e ndërrimit te kontigjentit italian në largim me baze Regjimentin e 8-të të Artilerisë “Pasubio” nën komandën e kolonel Gianfranco Di Marco me atë pasardhës që përbëhet nga personeli i Regjimentit të 24-t të artilerisë “Peloritani” nën komandën e Kolonelit Daniele Pisani. Ceremonia u kryesua nga Komandanti i Misionit, Forca e Kosovës (KFOR) – “Joint Enterprise”, Gjenerali i Divizionit, Lorenzo D’Addario, me pjesëmarrjen e autoriteteve të shumta ushtarake nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere, si dhe autoritetet civile dhe fetare vendore. Gjatë gjashtë muajve të fundit, MNBG-W, njësia shumëkombëshe me udhëheqje italiane, nën drejtimin e komandantit i KFOR-it, të përbërë nga ushtarë nga Austria, Sllovenia, Moldavia dhe vetë Italia, ka përmbushur detyrën delikate të kontribuojë në drejtimin e një aksioni pranie e parandalimi që ka për qellim mbajtjen e një ambienti të sigurt, të parandalojë përdorimin e dhunës dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në konsolidimin e paqes dhe në procesin e rritjes qytetare.
Në fjalimin e tij përshëndetës, Koloneli Di Marco pranoi profesionalizmin e treguar nga gratë dhe burrat që i kishte nën komandë, duke theksuar një aspekt të veçantë: në të njëjtën ditë të 20 viteve më parë Regjimenti u vendos në Kosovë në kuadër të Operacionit në atë kohë të quajtur “Joint Guardian” për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e popullsisë. “Shumë nga të njëjtët ushtarë tani janë para nesh”, tha koloneli Di Marco, “ata mbajnë mend mirë ato kohë, vështirësitë dhe sakrificat që duhej të bënin për të rivendosur stabilitetin në këto vende. Për këtë arsye, për ne Artilerët e Regjimentit të 8-të të Artilerisë tokësore, fakti që kemi qenë në shërbim të paqes në Kosovë në këtë moment të veçantë historik, merr një domethënie akoma më të rëndësishme, pasiqë me të vërtetë ndjehemi pjesë e procesit të stabilizimit të këtij vendi, sot në një fazë shumë të avancuar, por që ende ka nevojë për një prani ushtarake”.