Arrihet marrëveshja, Milan blen mbrojtës në Brazil

Milani prej kohësh ishte në kërkim të një mbrojtësi, dhe mesa duket atë e ka gjetur në Brazil.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Flamengos, Leo Duarte, i cili ka arritur marrëveshjen me kuqezinjë.

Lojtari është duke pritur për tu zgjidhur dokumentet e fundit, dhe më pas do të niset drejt Italisë për të kryer vizitat mjekësore, dhe për të firmosur kontratën me ekipin e ri.

23-vjeçari do të transferohet në “San Siro”, për shifrën e 10 milionë eurove, plus 1 milionë euro në formën e bonuseve.

Lojtari nuk u paraqit ditën e sotme në stërvitje me Flamengon, dhe do të humbasë ndeshjen e nesërme kundër Botafogos. Mbrojtësi brazilian pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me italianët, dhe do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon.