Maqedonia 30 cent më lirë naftën se Kosova, mbi 50 cent më lirë se Shqipëria

Çmimet e naftës në Ballkan janë duke u ngritur çdo herë e më shumë.

Gjatë ditës së djeshme, çmimet nëpër pompat e benzinës kanë pësuar luhatje, duke lëvizur për nga 8 deri në 10 centë. Dje çmimet ishin 1 euro e 60 centë, teksa pritet të rriten deri në 2 euro.

Një situatë e ngjashme është edhe në Shqipëri.

Në pikat e shitjes me pakicë, çmimi i naftës dhe benzinës ka arritur nga 230 deri në 234 lekë për litër (1,89 cent). Kjo është rritja e tretë brenda pak ditëve. Vetëm një javë më parë, nafta shitej nga 192 në 194 lekë, çka do të thotë se çmimet janë rritur në nivele alarmante nga 38 deri në 42 lekë për litër.

Megjithatë, shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, është duke ofruar çmime shumë më të lira.

Për një litër naftë, maqedonasit janë duke paguar rreth 1.40 euro, ose 75.5 dinarë maqedonë.

Çmimet e naftës në Maqedoni pësuan rënie në dy ditët e fundit, pasi arriten pikën e lartë të ngritjes më 1 mars./