Joshua mposht Wallin, gati për meçin e madh kundër Fury apo Usyk

Boksieri britanik Anthony Joshua në një mbrëmje impozante në “Kingdom Arena” në Ryadh të Arabisë Saudite, ka triumfuar ndaj Otto Wallin.

Joshua fitoi ndaj Wallit, pasi ky i fundit e dorëzoi meçin në fund të raundit të pestë për shkak se nuk arriti të vazhdojë.

Boksieri britanik u duk në formë që në fillim të meçit, duke goditur disa herë Wallin, që nuk ishte në formën e tij më të mirë këtë mbrëmje. Kjo pasoi me dorëzimin e tij në fund të raundit të pestë, pasi mori disa goditje radhazi.

Përndryshe, këtë mbrëmje, spektakël dhuroi edhe Joseph Parker duke e mposhtur Deontay Wilderin me vendim të gjyqtarëve 118-111, 118-110 dhe 120-108.