KEK konfirmon se B-2 është në fazën e startimit të prodhimit të energjisë

Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar se punimet në njësinë prodhuese B-2 kanë përfunduar sipas dinamikës së paraparë.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, tha për Klankosova.tv se tanimë janë në fazën e testimeve dhe startimit të kësaj njësie prodhuese.

Turbina në njësinë B2 është prishur rreth një muaj më parë, në një periudhë të rëndë të krizës energjetike, që uli kapacitetet prodhuese në KEK.

SHARE