Vetëvendosje në Klinë, nderon punën e mësimdhënësve të shkollës “Ismet Rraci”

Sot, koordinatorja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, në Klinë, Teuta Mulaj bashkë me asambleisten Valmire Krasniqin e aktiviste të tjera për nder të 7 Marsit nderuan dhe vlerësuan punën fisnike të mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismet Rraci”.

“7 Marsi- Dita e Mësuesit na përkujton ditën që nga Mësonjëtorja kombëtare shqipe, me 7 mars 1887 në Korçë nën drejtimin e Pandeli Sotirit e deri më sot shkollën e cila mban emrin e atdhetarit e mësimdhënësit të shquar Ismet Rraci.

Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit të cilët kanë sjellë cilësi në arsim, për veprën e tyre të ndritur, që punuan me përkushtim e sakrifica të mëdha ndër vite.
Gëzuar 7 MARSI- DITA E MËSUESIT”, shkruhet në postimin e Vetëvendosjes, dega në Klinë.