Në Ditën e Mësuesit, përurohet shkolla në Përçevë, me emrin e dëshmorit Xhafer Gashi

7 Marsi është një ditë me një rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët. Hapja e mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, përveç ndikimit të madh në përhapjen e dijes e çrrënjosjen e analfabetizmit, kishte ndikim të madh edhe në edukimin kulturor e patriotik.

Pikërisht më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit e në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, sot në Përçevë, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdijen, bashkëpunëtorë të komunës, mësimdhënës, nxënës e banorë të fshatit, morën pjesë në përurimin e pavarësimit të shkollës së fshatit, e cila nga tash do ta mbajë me krenari emrin e dëshmorit të kombit, Xhafer Gashit.

“Urime 7 Marsi!
Urime pavarësimi i shkollës, mësimdhënës, nxënës e banorë të fshatit Përçevë!
E gëzoftë emrin e dëshmorit të kombit, birit tuaj, Xhafer Gashit”, ka shkruar me këtë rast kryetari Elezaj.