20 milionë për Trepçën dhe subvencione në bujqësi, Murati e Peci shpalosin vendimet e sotme të Qeverisë

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Ministri i Bujqësisë Faton Peci, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, kanë prezantuar vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme.

Murati bëri te ditur se kanë ndarë 20 milionë euro për Trepçen, për ta shtuar kapacitetin e punimeve.

“Miratimi për themelimin e strukturave për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit deri në fund të vitit parashihet të hartojë strategjinë kundër korruspionit. Pas zgjedhjeve niveli i lartë ka ndryshuar mirëpo ka ende disa trashegimi te ulta qe duhet të ndryshohen. Si qeveri na takon të marim te gjitha hapat dhe që korrupsioni të largohet dhe që te ecim edhe me tutje siç ka ndodhur deri tani”, tha Murati.

Ndërsa, Minisri Peci theksoi se kanë ndermarrë dy vendime të rëndësishme në sektorin e bujqësisë.

Njëri prej tyre ka të bëjë udhëzimin administrativ që prasheh pagesa direkte për këtë vit për bujqit, ku tha se e ka nënshkruar të hënën.

“Të hënën kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte për 2023, kemi aprovuar një koncept që ka të bëjë me rritjen e përkrahjes dhe kontrollit dhe jo vetëm me rritjen e përkrahjes financiare. Me datën 28 shkurt, me një afat rekord, do të bëjmë hapjen për fermerët për pagesa direkte apo subvencione”, ka thënë Peci