Pamjet e aksidentit, makina merr përpara motorristin

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit, ku një makinë ka përplasur një motor.

Drejtuesi i motorit është Valter Bodaj i cili është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa shoferi i makinës tip “Fiat”, është Mynyr Troka. Ky i fundit është shoqëruar nga policia.

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, është përplasur motori me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.” – njofton policia.