Vrasja e gruas në Pejë, drejtori i Policisë: Kushdo që kryen vepra të tilla duhet të marrë dënimin e merituar

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nga vendi ngjarjes ku është vrarë një grua nga bashkëshorti i saj mëngjesin e së martës në Pejë, ka deklaruar se të gjithë njerëzit që kryejnë akte të tilla duhet të marrin dënimin e merituar.

“Ajo se çfarë ne dimë është se nga viti 2021 nuk kemi raste të dhunës në familje në këtë familje. Tash ne po i analizojmë raportet tona dhe do të shohim se cili ka qenë roli dhe puna e policisë në këtë rast. Në qoftë se ka pasur ndonjë lëshim, normalisht secili do të vihet para përgjegjësisë”, ka deklaruar Hoxha para mediave.