Ushtria amerikane ka frikë se Putini po planifikon të përdorë një bombë bërthamore në Kiev

Vladimir Putin do t’i afrohet më shumë vendosjes së një sulmi bërthamor nëse Ukraina vazhdon të mos të dorëzohet, paralajmëroi një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Gjenerallejtënant Scott Berrier, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse të SHBA-së detajoi shqetësimet në një përmbledhje të re prej 67 faqesh të kërcënimeve globale të enjten.

Ai ngre spektrin e një sulmi të mundshëm bërthamor në Kiev, kryeqyteti ukrainas, i cili deri më tani i ka rezistuar përparimeve ruse dhe tha se një Putin i dëshpëruar përbën një kërcënim për të gjithë botën.

Raporti i tij vë në dukje se Rusia pretendon se po zhvillon raketa që janë të afta të anashkalojnë mbrojtjen Perëndimore, në mënyrë që “të sigurohet që Rusia mund t’i shkaktojë në mënyrë të besueshme Perëndimit dëme të papranueshme”, shkruan Dailymail,

Rusia kohët e fundit vendosi raketa jo-bërthamore që vijnë të pajisura me predha mashtruese – një veçori që nuk ishte parë më parë nga liderët e mbrojtjes Perëndimore – duke dhënë një paraqitje të mundshme të tipit të tipareve që mund të përshtateshin me bombat më shkatërruese në arsenalin e Putinit.

“Ndërsa kjo luftë dhe pasojat e saj dobësojnë ngadalë forcën konvencionale ruse, Rusia ka të ngjarë të mbështetet gjithnjë e më shumë në parandalimin e saj bërthamor për të sinjalizuar Perëndimin dhe për të projektuar forcën ndaj audiencës së saj të brendshme dhe të jashtme” ka shkruar ai në raportin që u mor nga Fox News.

Vlerësimi i zymtë i raportit vjen më pak se 24 orë përpara një telefonate të së premtes midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit të Kinës Xi Jinping, pasi Biden pritet të kërkojë ndihmën e Xi për t’i bërë presion Moskës për t’i dhënë fund konfliktit.