Haradinaj i pakënaqur me dialogun: Kosova mbylli sytë e veshët në shumë vendime që ndërmori Serbia

Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, për të cilin tha se Kosova i ka mbyllur sytë dhe veshët përballë shumë vendimeve të ndërmarra nga Serbia.

“Është një dëshirë e madhe e Kosovës për ta përkrahur dialogun. Ju kujtohet heqja e taksës, reciprocitetit, mbyllja e syve e veshëve në përplot vendimet që ka ndërmarrë Serbia. Kosova me të vërtetë ka ‘përbi’ gjithçka me e ndihmu dialogun, sepse kjo energji e këtillë mund të jetë e shterrshme. Kosova pret edhe përgjigje”, ka thënë Haradinaj në “Balkan Talks” në Euronews.

Ai ka folur edhe në lidhje me zbatimin e zonës mini-Shengen, e cila është pikë obligative nga marrëveshja e arritur në Washington për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi mirëpritur marrëveshjen e Washingtonit si arritje historike të Kosovës. Kjo arritje është falë angazhimit të presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Kjo u pa me cermoninë e nënshkrimit. Një nga shqetësimet janë zbatimi i mini-Shengenit, pasi që ekonomia është më e vonuar sesa vendet e rajonit. Fillimisht, do donim të kishim një bashkëpunim rajonal me Shqipërinë”, deklaroi Haradinaj