Botërori 2022 vazhdon sot me katër ndeshje interesante

Botërori 2022 do të vijojë sot (e premte) me katër ndeshje interesante, në kuadër të fazës së dytë.

Uells – Iran është ndeshja e parë për ditën e sotme, ku do të fillojë në orën 11:00.

Kombëtaret janë në grupin B, ku Uellsi është i dyti me vetëm një pikë, kurse Irani i fundit me 0 sosh.

Anglia do të kenë përballë SHBA-në, me fillim nga ora 20:00.

Anglezët janë lider me tri pikë në grupin B, kurse SHBA-ja e treta me një pikë.

Ndeshja e radhës është Katar – Senegal.

Ndeshja do të fillojë në orën 14:00.

Të dy ekipet nuk kanë marrë asnjë pikë, andaj fitorja është synimi i vetëm.

Sfida e fundit për ditën e sotme është mes Holandës dhe Ekuadorit që do të nis nga ora 17:00.

Të dy kombëtaret kanë nga tri pikë në tabelën e grupit A.