Arb Manaj, futbollisti më i shtrenjtë te Ankara Keciorengucu

Vlera e Arb Manajt në tregun e transferimeve së fundmi pësoi rritje, duke u bërë kështu edhe lojtari më i shtrenjtë te skuadra e tij,

Sulmuesi nga Klina u transferua në Ankara Keciorengucu nga Trepça ’89 në tetor të vitit të kaluar.

Nga ajo kohë e deri më tani, 22 vjeçari ka zhvilluar 13 paraqitje në Ligën e Parë në Turqi dhe Kupë, duke shënuar katër gola dhe dy asistime.

‘Transfermarkt’ së fundmi ka përditësuar vlerën e lojtarit, duke bërë të ditur se ai tani kushton 600 mijë euro, teksa te Trepça ’89 vlerësohej me 200 mijë euro.

Kështu, reprezentuesi i Kosovës vlerësohet si lojtari më i shtrenjtë te skuadra turke, bashkë me Soner Gonul që gjithashtu vlerësohet me 600 mijë euro në tregun e transferimeve