Qytetarja pretendon se ka marrë infuzion me afat të skaduar në Emergjencën e Pejës

Një qytetare, ditë më parë ka kërkuar ndihmë mjekësorë në Spitalin e Pejës.

Por, e njëjta e cila është shtruar në Emergjencë, ka dërguar në adresë të Klina.info një fotografi,e cila pretendon se infuzioni që ka marrë ka qenë me afat të skaduar.

Sipas saj, kjo ka ndodhë me datë 07.05.2022, ndërsa pacientja ka treguar dhe dërguar fotografi në adresë tonë, në kushte anonimiteti./Klina info/