QYTETI I KLINËS SË SHPEJTI MË SHESH TË RI “DR. IBRAHIM RUGOVA”

Kuvendi i Komunës së Klinës në seancën e sotme ka marrë vendim që një shesh i ri në qytet të emërohet në emrin e ish presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ky vendim është marrur me votat e të gjithë deputetëve të kuvendit.

Po ashtu është vendosur që parku i ish Malishgan-it të emërohet në emrin e dëshmorit të kombit, Ilir Merturi, si dhe është marrë vendim që në Klinë të vendoset busti i veprimtarit dhe ish profesorit, Anton Çetes