Shpërthen kanalizimi në Volljak të Klinës

Ka shpërthyer kanalizimi në fshatin Volljak të Klinës.

Tash e dy javë ujërat e zeza po rrjedhin në rrugën “Bedri Berisha” në Volljak.

Banorët thonë se ndihen të rrezikuar nga ndonjë sëmundje për shkak të erës së rëndë.

Ata kërkojnë nga Komuna e Klinës, që sa më shpejtë të intervenojnë.