Nis karantina deri të hënën në shtatë Komuna të Kosovës (VIDEO)

Përsëri, heshtja do të kapërdijë kryeqytetin.

Veç Prishtinës, qetësi do të mbizotërojë edhe në gjashtë komuna të tjera, të cilat nga mbrëmja e së premtes futen në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë, vendosi të ”ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes”,

Kjo masë rigoroze, erdhi pasi instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se nga 1827 testime, të infektuar, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë 728 persona.

Veç këtij vendimi, Qeveria e Kosovës, u përkujdes që t’i mbyll edhe disa lokale afariste.

Ekzekutivi vendosi që të ”ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme)  në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00”.

Por, këto masa nuk është se u pëlqyen nga të gjithë.