Gjendet pa shenja jete një person në Istog, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në Istog.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:00 në Istog,

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.