Siguri Policia kërkon ndihmë për ta gjetur të dyshuarin që tentoi t’i godas me veturë policët që deshën ta ndalin në Gjilan

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e Burim Agajt i njohur si “Gishti”,

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policorë në Gjilan, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotograf”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu, Policia e Kosovës bëri thirrje se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjen e tij, të lajmëroni në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës apo përmes numrit 192.