Inspektorati i Arsimit mbyll kopshtin ku u rrah fëmija

Ministria e Arsimit nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se ka ndaluar punën e kopshtit “Cambridge Kids” në Prishtinë ku para dy ditësh një edukatore kishte keqtrajtuar një fëmijë.
Sipas MASHT, Ispektorati ka konstatuar se i ashtuquajturi kopshti në fjalë nuk është i licencuar nga ana e MAShTI-t dhe nuk figuron as në listën e kërkesave për licencim.“Për këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore , Inspektorati menjëherë ka filluar procedurat për ndaljen e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni derisa i njëjti të pajiset me licencë përkatëse në MAShTI”, thuhet në komunikatë.MAShTI informon edhe një herë qytetarët se, listën e kopshteve private të licencuara mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Ministrisë dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë në identifikimin e institucioneve private që ushtrojnë veprimtar inë pa licencë pune, në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt dhe të trajtohen sa më mirë.Para dy ditësh një edukatore e kopshtit “Cambridge Kids” kishte keqtrajtuar një fëmijë dhe videoja është bërë publike nga nëna e fëmijës.Policia ka arrestuar edukatoren në fjalë dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.