Kurti tregon oferëtën që ia bënë Këshillit Grevist: Ende pa diskutuar me anëtarësinë thanë se greva vazhdon

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar para mediave në lidhje me takimin e përfaqësuesit të Sindikatave dhe sot kam takuar edhe Këshillin Grevist me kryetarin dhe anëtarët e këtij këshilli.

Ai tha se gjithsej janë zhvilluar 30 takime, ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.

“Rikujtojmë se procesimi i Ligji për Pagat ka qenë kërkesa qendrore sindikale, e secilës për 100 euro shtesë i është shtuar rrugës. Sindikatat e filluan grevën e tyre më 25 gusht, 8 ditë pas njoftimi nga MPB se Ligji për Paga është proceduar për konsultime paraprake.Konsultimet paraprake kanë përfunduar, projektligji për Pagat në sektorin publik do të dalë në dëgjim publik në këtë javë.
Këtë javë vihet në diskutim publik. I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre dhe kësisoj të gjitha kategoritë e arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë. Me këtë projektligj, mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë, ai do të sigurojë trajtim të barabartë dhe do të eliminojë padrejtësitë ndaj shumë punonjësve të arsimit, si bibliotekistë, pedagogë e sekretarë.
Parashihen shtesa për mësimdhënësit në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive. Paraprakisht MASHT ka adresuar edhe disa çështje tjera të adresuar nga Sindikata e Arsimit.
Është ndarë buxhet shtesë për mësimdhënësit që konsiderohen tepricë që të mos mbeten pa punë. Në vitin 2022 1 mijë e 600 mësimdhënësve iu janë ruajtur normat ndërkohë që për vitin 2023 tashmë janë planifikuar t’u ruhen normave 2 mijë e 209”,tha Kurti.

Ai theksoi se këtë ndihmë ua japin qytetarëve pikërisht që të përballen me inflacionin e të kenë mundësi që në këtë krizë në mbarë kontinentin t’ia dalin sa më kollaj e sa më shpejtë.

“Në takim është thënë kryeministër lëviz, por unë kam lëvizur të paktën 10 herë në drejtim të kërkesave e nevojave të sindikatave të arsimit.Kërkoj që nxënësit e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla, të parë të mësojnë, e të dytën të japin mësim.Nuk bën bojkot e grevë shteti, sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë se s’ka pasur komunikim e dialog, e më së miri kjo gjë u pa sot. Problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut e komunikimit. Tjetra në takim disa herë m’u tha që le të dalim prej kësaj situate edhe ju edhe ne, edhe Qeveria edhe SBASHK-u. Unë besoj se në situatë të vështirë nuk është as SBASHK-u as Qeveria, por arsimi e unë jam këtu të ndihmojë arsimin.Si shtesë e pakos për përballje me inflacionin ne ua thamë tri gjëra përfaqësuesve të Këshillit Grevist, për të cilat premtuan se do t’a pyesin anëtarësinë”, theksoi ai.

Kurti madje tha se në këtë takim Këshillit Grevist iu tha edhe një propozim, apo ofertë shtesë e ata ende pa dalë e pa diskutuar me anëtarësinë thanë se greva vazhdon.

“Neve na u ta se do të pyetet anëtarësia e posa dolën nga takimi deklaruan se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë?Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin e Pagave. Ne atyre ua dhamë lajmin të parët, se këtë javë do të fillojë diskutimi publik sepse diskutimet preliminare po përfundojnë”.