“Më ndihmo si vëlla”, Kurti zbulon bisedat me Jasharajn: Ka kaluar koha kur kryeministrit bëhen vëllezër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin e sotëm me Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e BSPK-së, iu dha një propozim apo ofertë por se ata ende pa dalë e pa diskutuar me anëtarësinë thanë se greva vazhdon.

“Neve na u ta se do të pyetet anëtarësia e posa dolën nga takimi deklaruan se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë?Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin e Pagave. Ne atyre ua dhamë lajmin të parët, se këtë javë do të fillojë diskutimi publik sepse diskutimet preliminare po përfundojnë.Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK-në do të bëjmë reformën e sistemi pensional, në mënyrë që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme, duke e hequr atë pragun famëkeq prej 15 vjet përvojë pune.

Edhe për këtë u zotuam sot, por edhe tek barnat esenciale do të shtojmë 10 milionë euro. Edhe për këtë u zotuam.E thanë se do të diskutojnë më anëtarësinë, e kur dolën thanë se vazhdon greva.Nuk e di se çfarë anëtarësie është ajo që reduktohet ndoshta me një telefonatë. S’kam si e kuptoj ndryshe këtë?”, tha Kurti.

Ai tutje theksoi se ata me Kurtin janë sjellur sikur buxheti i Kosovës të jetë para e tij, e jo të qytetarëve.

“Ata me mua janë sjellur thuajse buxheti i Kosovës është para e imja, ato janë para të qytetarëve. Më thoshin: Na ndihmo si vlla, e ashtu të ndihmojë privatisht, por unë jam kryeministër, e ka kaluar koha kur kryeministrit bëhen vëllezër.E të ndihmon si vëlla.80% e punëtorëve në Kosovë janë të sektorit privat, ata e mbushin buxhetin. 20% janë në sektorin publik e nuk janë të gjithë mësimdhënës, pra mua më duhet të kem parasysh patjetër një qasje universale ndërkohë që unë ballafaqohesha me një dëshirë partikulare.Nuk është në rregull kjo, nuk bënë të bankrotojë shteti. Insistimi i tillë është moskokëçarje për shëndetin financiar, shoqëror e ekonomik. Kanë kërkuar 100 euro, kanë qenë zero ne u kemi thënë 50 ata o krejt o hic. Nuk është e drejtë kjo lloj logjike e shantazhit dhe bërjes së pazareve. Nuk bën pazare kryeministri dhe në pyetjen e tyre se Qeveria ka para, sërish nuk e kanë ndjenjën e shtresave të cilat janë edhe më të varfra.Flasim për disa paga, nivele përkatëse të tyre, por në anën tjetër heshtnin të gjithë kur u thosha se i kemi më shumë se 100 mijë qytetarët me pagë më të ulët se paga minimale që ka kaluar në Kuvend”,tha tutje kryeministri Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu theksoi se familjet e mësimdhënësve janë ndihmuar në shumë forma, disa herë.

“A e dini se sa pastruesi në Kosovë është 100=150 euro. Nuk do të duhej që shteti të shantazhohet nga dikush që është më i zhurmshmi,e dhe jo për kushte të punës as për rezultate të përformancës, por për para. E ne familjet e mësimdhënëse i kemi ndihmuar në shumë forma, lehonat e të posalindurit. E ata janë familje të mësuesve, kemi ndihmuar pensionistëve e të sektorit privat të këtyre familjeve.Edhe ata me aftësi të kufizuara në familje të mësimdhënësve. Rritja ekonomike ka qenë vitin e kaluar 10.53%, në pagën e mësimdhënësit prej 400 euro bënë pikërisht rreth 44 euro, pra më pak se 50% e ne kemi shkuar më larg se kaq. Dua që paga e mësimdhënësit të lidhet me nxënësit më të mençur e më të ditur që dalin nga viti në vit.Paga që i nevojitet mësimdhënësit për familje të jetë sa më pak e nevojshme që të ndihmojmë familjen drejtpërdrejti”.

“Në ditët në vijim do të marrim vesh se çfarë është është në pyetje. Pra s’ka të bëjë me arsimin apo mësimdhënësit. Këta do të konsultohen me anëtarësinë e do të vinë para juve.