Këto janë përballjet që luhen sot në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Bayern

Sot do të luhen shtatë ndeshje në Ligën e Kampionëve, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Përballja kryesore e natës do të jetë ballafaqimi i Bayernit me Barcelonën.

Ndeshja do të zhvillohet në “Allianz Arena”, me fillim nga ora 21:00.

Barça e ka filluar sezonin e ri në mënyrnë më të mirë të mundshme, dhe do të synojë që këtë ecuri ta vazhdojë ndaj Bayernit.

Ndërkohë, Bayerni sot do të jetë pa Robert Lewandowskin, i cili kaloi te blaugranët.

Në xhiron e parë dy skuadrat shënuan fitore, ku Barcelona mposhti Victoria Plzenin dhe Bayerni triumfoi ndaj Interit.

Tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe Liverpooli me Ajaxin, që do të zhvillohet në Anfield, me fillim nga ora 21:00.

Të gjitha ndeshjet:

Grupi A
Liverpool – Ajax

Grupi B
Bayer Leverkusen – Atletico Madrid
Fc Porto – Club Brugge

Grupi C
Viktoria Plzen – Inter
Bayern – Barcelona

Grupi D
Sporting- CP – Tottenham Hotspur
Marseille – Eintracht Frankfurt