Edona Gjosha transferohet te KV Dukagjinin

Klubi i Dukagjinit nga Klina ka arritur akordin për transferimin e volejbollistes Edona Gjosha nga Mitrovica ,e cila ishte pjese e ekipit KV Trepça, KV Ferizaj dhe kampionit të Kosovës M-Technologie.

Drejtoresha e klubit, Kristina Lazri, është e lumtur që janë përforcuar me volejbollisten Gjosha dhe besojnë e shpresojnë se do t’i realizojnë qëllimet që kanë para vetes.

Edona Gjosha është sportiste e cila perveç volejbollit merret edhe me atletikë, ku ka dëshmuar sukses te madh.

Në atletikë ka talent të veçantë ne disiplinat e hedhjes gjyle, shtizë dhe disk, kampione në të tri disiplinat dhe në përfaqësim të shtetit.

Gjosha me herët është marrë edhe me futboll, po me qëllim që t’i përkushtohet volejbollit është larguar nga futbolli.