MASHTI shpall konkurs për 20 inspektorë të arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit Arbërie Nagavci, ka informuar lidhur me konkursin për 20 inspektorë të arsimit në MAShT, i cili do të jetë i hapur deri me datë 6 dhjetor 2022.

“Me këta 20 inspektorë dhe 20 të tjerë që do t’i pranojmë vitin e ardhshëm, plotësojmë kapacitetet e Inspektoratit të Arsimit sa i përket numrit të inspektorëve”, tha Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, tregoi se rekrutimi i tyre do të bëhet sipas fushave.

2 inspektorë në Prishtinë (nga fusha matematikës dhe jeta dhe puna –juridik.

3 inspektorë në Mitrovicë (nga fusha shkenca natyrore, gjuha dhe komunikim dhe Jeta dhe puna –juridik).

3 inspektorë në Pejë (nga fusha shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi-shoqërore dhe artet).

2 inspektorë në Prizren (nga fusha shoqëria dhe mjedisi-shoqërore dhe jeta dhe puna –juridik).

4 inspektorë në Ferizaj (nga fusha shkenca natyrore, gjuha dhe komunikim, matematikë dhe shoqëria dhe mjedisi-shoqërore).

2 inspektorë në Gjilan (nga fusha gjuha dhe komunikim dhe jeta dhe puna –juridik).

4 inspektorë në Gjakovë (nga fusha shkenca natyrore, gjuha dhe komunikim, jeta dhe puna –juridik dhe shoqëria dhe mjedisi-shoqërore), njofton ministrja Nagavci.