Triumfon në finale ndaj Spanjës, Anglia U-21 fiton Europianin pas afro katër dekadash

Kombëtarja U-21 e Anglisë fiton kampionatin Europian pas plot 39 vitesh.

U-21 e “Tre Luanëve” fituan në finalen ndaj U-21 të Spanjës këtë të shtunë, me rezultatin 1-0, në një sfidë që ishte shumë e luftuar.

Goli i vetëm në këtë finale u realizua nga Jones, i cili u asistua nga Palmer dhe gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 45+4’, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Spanja tentoi të reagonte dhe në minutën e 51’ Ruiz gjeti rrjetën, por pas verifikimit në VAR, ai gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Portieri Trafford bëri mrekulli në minutën e 90+9′, ndërsa priti penalltinë e Ruiz si dhe një tjetër goditje të rrezikshme të lojtarëve të Spanjës menjëherë pas penalltisë, duke bërë heroin për anglezët.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me U-21 e Anglisë që rikthehen te triumfi në Europian për herë të parë pa vitit 1984, finale të cilën e fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-0 ndaj po të njëjtit kundërshtar, Spanjës.