Ministria Rozeta Hajdari në Zllakuqan, kërkon mbështetje për Prof. Dr. Lulzim Dragidellën

Sot, në Klinë na vizitoi Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari.

Mesazhi i saj ishte i qartë për ne e në të mirë të Komunës sonë:

✅ Bizneset e reja në Klinë do të jenë në fokus të Ministrisë që znj. Hajdari e drejton.
✅ Bizneset e vogla përveç qeverisjes lokale, mbështetëse do ta kenë edhe qeverinë qendrore.
✅ Do të krijohen kushte për investitorë të huaj në Komunën tonë.
✅ Do të krijojmë ambiente për turistët e që rrjedhimisht përmes tyre e zhvillojmë ekonominë lokale.

Këto janë vetëm disa nga planet e shumta që ne i kemi për Klinën tonë. Edhe pak orë kanë mbetur,? ndërsa ndryshimi kurrë më afër s’ka qenë!

Ekonomia është prioritet për ne!