Kryesia e LDK-së vizitojnë nëndegën e partisë në Siqevë, flasin për përgatitjet rreth zgjedhjeve

Kryesia e degës së LDK-së në Klinë, në krye me Fadil Gashin, Islam Racin dhe Isuf Berishën, sot kanë vizituar nëndegën e kësaj partie në fshatin Siqevë.

Në këtë takim, foli kryetari i kësaj nëndege, Ali Raci, i cili njoftoi kryesinë për përgatitjet që kanë bërë për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit 2021,shkruan Klina.info

Ndërsa, Kryetari i degës së LDK-së në Klinë dhe njëkohësisht kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Fadil Gashi informoi të pranishmit për zhvillimet e përgjithshme aktuale në LDK dhe në Degën e Klinës.

Takimi vazhdoj me debat të mirëfilltë me kërkesa ide e sygjerime në mes kryesisë dhe aktivistëve të LDK-së./Klina.info/