Ky ishte ‘Klitschko’ i UÇK-së që ra dëshmor

Habib Zogaj, dëshmori nga Lladroci i Malishevës, po krahasohet me boksierin Klitschko, i cili kapi armët për ta mbrojtur shtetin e tij, Ukrainën.

Është Ekrem Sopi i cili shkruan këtë postim në rrjetin e tij social FB:

Edhe ne kemi pasur “Klitschko” në luftën çlirimtare të Kosovës, i cili derdhi gjakun që ne të jetojmë të llirë. Është ky Habib Zogaj nga Lladroci i Malishevës, i njohur me pseudonimin “Arbri”, i përjetësuar më 25 gusht 1998, në “Bajrak” të Luzhnicës, në përpjekje për t’i tërhequr shokët e luftës, të rënë një ditë më parë në luftë me trupat e okupatorit serb.
Çdo lavdatë për luftën titanike të popullit ukrainas, por t’i lartësojmë luftëtarët dhe heronjët tanë.
Habib Zogaj ishte anëtar i Klubit të Karatesë “Prishtina” i graduar me Brezin e Zi, për shkathtësinë e tij në artet marciale. Lavdi Heroi im!