Treni godet veturën në Dush të Klinës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dush të Klinës.

Treni ka goditur një veturë, si pasojë ka dëme materiale, derisa është lënduar një person.

Klina Info mëson se i lënduari ka vëtëm lëndime të vogla.

Policia po merret me rastin dhe hetimet e mëtejme.