Planet Berisha në Durrës me Federatën e Boksit të Kosovës, përgatitje për sukseset e radhës

Boksieri i talentuar nga Klina, Planet Berisha po qëndron në Durrës.

Ai po bënë përgatitje për sukseset e radhës në Durrës, me Federatën e Boksit të Kosovës, me selektorin, Besnik Vranocin.

Kujtojmë që Planeti, është shpresë për Klubin e Boksit “Dukagjini” në Klinë, kjo falë edhe punës së dy trajnerëve të tij, Hajdin e Ramiz Balaj.

Këta të fundit, ishin edhe kampion, njëri në Kroaci e tjetri në Bajern të Gjermanisë.