Ambasadori gjerman: Kosovarët që udhëtojnë në Gjermani, duhet të karantinohen për 10 ditë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jord Rohde ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që udhëtojnë në drejtim të Gjermanisë.

Ambasadori Rohde tha se kosovarët që udhëtojnë në Gjermani duhet të regjistrohen online fillimisht e më pas të arrijnë në Gjermani, duhet të hyjnë në karantinë prej 10 ditësh.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i ri për Covid 19: Informacionet momentale për udhëtim nga Kosova në Gjermani: Nga sot, testet janë të obligueshme kur hyni në Gjermani, para se të hyni, obligoheni të regjistroheni në mënyrë elektronike. Pasi të hyni ju pret 10 ditë karantinë.

Në lidhje me masat që ka ndërmarr shteti i Gjermanisë, klikoni në këtë link