Flet kryetari i Komunës së Klinës rreth punësimit të vajzës së tij në spitalin e Pejës

Kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Kjo aktakuzë i është ngritur pasi që  ai dyshohet të këtë punësuar vajzën e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë.

Mirëpo për këtë aktakuzë Elezaj thotë së nuk ka njohur,  shkruan Gazeta inFokus.

“Une spo di gja rreth kësaj çka po me thu ti…Realisht vajza është punësu këtu nuk ka pas asnjë ankesë asnjë problemë  unë nuk e di çka ka… Procesi do më thënë është përmbyllë  kompletë i rregulltë, dhe qetash unë prej teje po ni që është ngritë aktakuzë” ka thënë Elezaj për Gazetën inFokus.

E ngritjen e aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës e ka konfirmuar zëdhënësi  i Prokurorisë  Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.