Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celzius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celzius, njofton Instituti Hidrometeorologjiik i Kosovës.

Kurse, të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celzius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celzius.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.