Paralajmëron Halitaj: Vendi mund të mos shkojë në zgjedhje, Hashim Thaçi mund t’i prish matematikat

Njohësi i çështjeve politike, Agron Halitaj, e ka lënë të hapur mundësinë që vendi mos të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, analisti Halitaj, ka thënë se përkundër që të gjitha partitë politike janë deklaruar se duan zgjedhje të parakohshme, tek ne nuk është asgjë e sigurt.

Kjo për shkak, se siç ka thënë ai “rolin kryesor në skenën politike e ka Hashim Thaçi”, duke shtuar se ai është i paparashikueshëm dhe mund t’i prish krejt matematikat.

Në rrethanat kur kryeministri jep dorëheqje, kur koalicioni qeverisës deklarohet zyrtarisht se nuk ka mandatar tjetër për krijimin e një Qeverie të re, dhe kur të gjitha partitë politike deklarohen për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, atëherë s’do mend se zgjedhjet do duhej të ishin të pashmangshme.
Por tek ne asgjë nuk është e sigurt deri në momentin e fundit.
Dhe, a e dini pse?!
Rolin kryesor në skenën politike e ka Hashim Thaçi.
Ai është i paparashikueshëm!
Ai mund t’i prish krejt matematikat!