Pas Haki Abazit, te Vetëvendosje shkon edhe Tomë Gashi

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë partia më aktive sa i përket aderimeve. Partia e Albin Kurtit sot e ka prezantuar ardhjen e Haki Abazit.

I lumtur me këtë aderim është shprehur avokati, Tomë Gashi.

Ai ka paralajmëruar aderimin me një koment në Facebook.

“Bravo zotni Haki, së shpejti do të jemi bashkë” shkruan Tomë Gashi në paralajmërim.