Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Pejë, një person i lënduar

Një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Pejë

Nga ky aksident i cili ka nodhur rreth orës 19:10 drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të lehta.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Gazetën se aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin rrugës për Rozhajë.

“Rreth orës 19:10 e policia është njoftuar nga personat pjesëmarrës në aksident për një aksident në udhëkryqin që shkon rrugës për Rozhajë ka Radavci në të dalur të Pejës ka Istogu. Një veturë është e involvuar dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë lëndime të lehta drejtuesi i motoçikletës.“,